Site icon Telegrafi

Takohen Diego Costa dhe Antonio Conte, spanjolli afër të bëhet futbollisti më i paguar në botë

Britain Soccer Football - Hull City v Chelsea - Premier League - The Kingston Communications Stadium - 1/10/16 Chelsea's Diego Costa celebrates scoring their second goal Action Images via Reuters / Carl Recine Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Diego Costa dhe Chelsea duket se janë pranë ndarjes.

Sulmuesi spanjoll ka pasur një konflikt me trajnerin Antonio Conte dhe ka mbetur jashtë ndeshjes me Leicester Cityn.

Sipas ‘Sky Sports’, Costa tani ka në duar një ofertë prej 30 milionë funteve në vit nga skuadra kineze Tianjin Quanjin që ka ofruar 80 milionë funte për transferimin e Costas.

Kësisoj nesër (e marte), trajneri Antonio Conte do të ketë një takim me sulmuesin për të sqaruar të ardhmen e tij.

Në rast se Costa do të kërkoi largimin, atëherë Conte do ta lë të lirë dhe do të shikoi një alternativë për të.

Costa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019, ndërsa mediat angleze kanë raportuar se ai kërkon kontratë të re me 15 milionë funte në vit nga klubi aktual.

Aktualisht 28-vjeçari fiton rreth tetë milionë euro në vit te Chelsea dhe si duket paga e tij është problemi kryesor në Londër.

Mbetet të shihet nëse reprezentuesi spanjoll do të pranojë të qëndroi te Chelsea apo do të transferohet në Kinë ku do të bëhej futbollisti më i paguar në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version