Site icon Telegrafi

Takohen ambasadori amerikan dhe Zemaj, flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Twitter.

Ai tha se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ka qenë temë diskutimi.

“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s.”, ka shkruar Hovenier.

“Gjë e mirë për të arritur dhe rivendosur punën tonë së bashku gjatë shumë viteve për të avancuar marrëdhëniet e forta SHBA-Kosovë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version