Site icon Telegrafi

Takohen Ahmeti dhe Zaevi

Pas takimit të një dite më parë me kreun e OBRM-së Nikolla Gruevski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti takoi sot kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Kamera e Alsat filmoi pamje para fillimit të takimit i cili është duke u zhvilluar aktualisht në selinë e LSDM-së por deri tani nuk ka detaje të tjera mbi atë se për çfarë diskutohet.

Së fundmi, LSDM ka qëndruar e heshtur duke mos komentuar kushtet e vendosura nga partia e Ahmetit për formimin e Qeverisë. Nga ana tjetër, përpjekjet mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për të negociuar për bashkëqeverisjen e mundshme do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Këtë e konfirmuan nga OBRM-PDUKM të cilët takimin e djeshëm të Gruevskit dhe Ahmetit e llogarisin si fillim i negociatave. Por në partinë e Gruevskit thonë se takimi nuk nënkupton se kanë heqë dorë nga kundërshtimet për dygjuhësinë dhe zgjatjen e mandatit të Speciales. Sipas tyre, deri më 29 janar ka kohë të bëhet shqyrtim serioz i të gjithë aspekteve të partnerëve të mundshëm të koalicionit. Poashtu nuk bënë me dije, nëse edhe takimet e ardhshme do të jenë mes vetë liderëve./Telegrafi/

Exit mobile version