Site icon Telegrafi

Takohen Ahmeti dhe Zaev, bisedohet rreth parimeve të qeverisjes dhe ndarjen e dikasterëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot realizoi takim pune në selinë e partisë, edhe atë me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy kryetarët biseduar rreth formalizimit të procesit të formimit të qeverisë së re dhe prioriteteve të shumicës së re në vend.

‘Dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me ç’rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat seriozer në sundimin e së drejtë në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik bashkë me rritjen e mirëqenies’, thuhet në kumtesë, njofton AIM.

Pas harmonizimit parimor dhe programor, thuhet në kumtesën e BDI-së, u diskutua edhe për ndarjen e resoreve dhe ranë dakord që kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për t’i prirë proceseve shumë të rëndësishme për vendin.

Sot poashtu Zaev u takua edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të njëjtin karakter të takimit si me Ahmetin./Telegrafi/

Exit mobile version