Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës fillon sot (e martë) me ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të xhiros së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00.
Gjilanasit janë rikthyer në elitë, kurse Sigal Prishtina ka ambicie të mëdha në këtë edicion.
Në takimet tjera të xhiros së parë, do të përsëritet gjysmëfinalja e Superkupës mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku kishin fituar mitrovicasit, andaj pritet një sfidë mjaft interesante në Mitrovicë.
Prizreni 16, që e fitoi Superkupën do të përballet me Rahovecin. Vreshtarët kanë bërë shumë ndryshime në këtë edicion dhe përballja do të jetë mjaft interesante.
Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Pejës dhe Bashkimit, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, që zhvillohet të enjten.
Për shkak të masave nga Qeveria e Kosovës, ndeshjet zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, ku të gjithë personat në palestër duhet të mbajnë maska, të respektojnë distancën sociale dhe t’i dezinfektojnë duart.
XHIROJA I
E martë
19:00 Drita – Sigal Prishtina
E mërkurë
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi