Telegrafi

Takimi i Xhakës me tifozët shqiptarë të Arsenalit, temë edhe në mediat angleze (Foto)

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka sot është takuar me fansat e Arsenalit në Kosovë, dhe një gjë e tillë nuk është lënë pa raportuar edhe nga mediat angleze.

Metro ka shkruar për këtë takim, duke thënë se Xhaka është duke treguar se do të jetë një nga yjet më të kërkuar të Arsenalit në këtë sezon, transmeton Koha.net.

“Granit Xhaka edhe njëherë tregoi se do të jetë një yll i kërkuar nga fansat e Arsenalit në këtë sezon. Ai është në pushime në Kosovë pas Evropianit me Zvicrën dhe 23 vjeçari vizitoi klubin e mbështetësve të klubit ‘Gunners’ për të mësuar më shumë për klubin e ri”, shkruan Metro.

Xhaka në këtë takim me fansat kosovarë të Arsenalit bëri fotografi, iu dha nënshkrime, ndërsa edhe mori dhurata nga ta.