Site icon Telegrafi

Takimi Trump-Kim, gjithçka që duhet të dini për samitin e shumëpritur në Singapor

E gjithë bota ka kthyer sytë kah Singapori, ku nesër pritet të zhvillohet samiti historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, të cilët do të flasin për denuklearizimin e gadishullit Korean duke tentuar të vënë paqe.

Më poshtë ju sjellim disa gjëra që duhet t’i dini për samitin e “shekullit”, që është bërë kryetemë e mediave botërore, transmeton Telegrafi.

Temat kryesore

Mediat verikoreane kanë raportuar se Kim Jong-un dhe Donald Trump do të bisedojnë për “një mekanizëm afatgjatë të paqes”, dhe për deknulearizimin e gadishullin korean. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë edhe për çështje tjera që janë në interes të dy palëve.

Lexo po ashtu Truprojat e Kim Jong-un sërish fitojnë vëmendjen e të gjithëve, shfaqen në Singapor duke vrapuar pas veturës së liderit koreanoverior (Video)

Sigurimi

Edhe pse dy liderët do të marrin me vete ekipet e truprojave, njësi elitare të policisë të Singaporit përfshirë kontingjentin Gurkha, do të përkujdesen për sigurinë nëpër rrugë e hotel ku do të zhvillohet takimi.

Gukrhat nuk shihen shpesh në Singapor, por gjatë javës së kaluar lëvizjet e tyre janë shtuar kur u panë duke u përkujdesur për sigurinë në hotelin “Shangri La”, ku është mbajtur konferenca për siguri në të cilën kanë marrë pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat e tjerë regjional.

Vendi i takimit

Ishulli Sentos, vendi i takimit historik të presidentit amerikan dhe liderit koreanoverior, sot është destinacionin i preferuar i turistëve në Azi, që është e njohur për fushat e bukura të golfit dhe plazhet me rërë.

Lexo po ashtu "Blindohet" Singapori, limuzina e Kim Jong-un eskortohet nga 40 motoçikleta dhe vetura (Foto/Video)

Megjithatë, ky ishull në Singapor ka edhe anën e saj të errët të cilën pak kush e di. Lokacioni i samiti të paraparë të mbahet më 12 qershor në ora 9 sipas kohë lokale, është përzgjedhur për arsye logjike.

Ishulli gjendet vetëm 500 metra në jug të bregut të Singaporit, shtetit-ishull, ku masat e sigurisë janë aq të rrepta sa që asgjë nuk do të mund të lëviz pa dijeninë e ekipeve të sigurisë.

Epilogu i mundshëm i takimit

Kur kishte paralajmëruar se megjithatë do të marrë pjesë në samit, Trump që më parë e kishte anuluar, ka deklaruar se “nuk do të nënshkruar asgjë”.

Ai gjithashtu ka refuzuar të komentoj nëse do t’i heq sanksionet, por ka shtuar se “mezi e pret momentin kur Koreja e Veriut t’i përmbush kushtet për t’ia hequr sanksionet”.

Lexo po ashtu Për sigurinë e Trumpit dhe Kimit në Singapor, do të përkujdeset një nga njësitë më elitare në botë (Foto/Video)

Raportohet se Kim dhe Trump do të mund të nënshkruanin marrëveshjen zyrtare që i jepet fund luftës. Megjithatë, mund të jetë një proces i komplikuar, për faktin se atë marrëveshje do të duhej ta nënshkruante edhe Kina që është nënshkruese e pajtimit. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version