Site icon Telegrafi

Takimi te estetistja: Shenjat që tregojnë se thonjtë tuaj kanë nevojë për pushim

A duhet t’i lëmë thonjtë “të marrin frymë”? Mund ta pyesni veten në lidhje me këtë kur të vini re se sipërfaqja e tyre është zverdhur nga përdorimi i manikyrit ose keni të tjera probleme pas takimeve te estetistja

“Thonjtë e marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese nga gjaku, jo nga ajri,” tha për Allure dermatologia dhe ekspertja e thonjve, Dana Stern.

Megjithatë, thonjtë kanë nevojë për pak pushim, që do të thotë se duhet të shmangni takimet e vazhdueshme te estetistja për manikyrin xhel/tipsat. Disa shenja duhet t’i keni parasysh.

Sipas Stern, ekzistojnë disa shenja kryesore që thonjtë kanë nevojë për pushim: copëza të përafërta me ngjyrën e bardhë në sipërfaqen e thonjve, hollim i thonjve, thyerje, çngjyrosje dhe kutikula të thata.

Nëse përdorimi i limës bëhet me forcë, ushtrohet shumë presion në sipërfaqen e thoit, duke bërë që të zhvendosen onikocitet sipërfaqësore – ose qelizat e thonjve – gjë që shkakton hollim të tyre.

Për të shmangur këtë, këshillohet që estetistja të mos limojë fort thonjtë. Gjithashtu nuk duhet ta hiqni manikyrin e zakonshëm me forcë, pasi kjo gjë dëmton sipërfaqen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version