Site icon Telegrafi

Takimi i shumëpritur erdhi, Messi takon djaloshin me fanellën e najlonit (Foto/Video)

Djaloshi afgan që u bë sensacion në media pasi kishte veshur fanellën e najlonit në pamundësi të blinte një fanellë të vërtetë të Lionel Messit, më në fund e ka takuar heroin e tij.

Djaloshi dhe ylli i Barcelonës janë takuar në Doha të Katarit gjatë një organizimi në prag të miqësores që klubi katalunas do të luajë kundër Al Ahlit.

Murtaza Ahmadi pas disa muajsh kishte marrë dhuratë nga Messi një fanellë me nënshkrim.

Murtaza Ahmadi vjen nga Afganistani më saktësisht nga provinca e Gazës dhe u detyrua të largohet drejt Pakistanit në maj të këtij viti.

Tani pasi u takua me Messin menjëherë mediat kanë filluar të shkruajnë dhe gjashtëvjeçari edhe një herë është bërë kryetemë e medieve.

Lexo po ashtu Kjo është ëndrra dhe historia prekëse e djaloshit me fanellë të najlonit (Foto/Video)

Më poshtë keni fotografi dhe video nga takimi. /Telegrafi/

https://twitter.com/BarcaSpiral/status/808643500938039297

 

Exit mobile version