Në Hotel “Sharri” në Prevallë sot është mbledhur Qeveria e Kosovës, ku është prezantuar dhe është diskutuar për draftin e programit qeverisës.
Takimi i sotëm i kabinetit qeveritar ka kaluar në atmosferë pune, por edhe me disponim të mirë.
Atmosferën në takimin e Prevallës e ka ilustruar me disa fotografi zëvendëskryeministri Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, transmeton Telegrafi.
“Planifikim, punë, diskutime, shumë energji pozitive, një ekip fantastik. #qeveriaKurti”, ka shkruar Abazi.
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se në këtë mbledhje sot u prezantua drafti i programit qeverisës për të cilin diskutoi secili ministër.
Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se në fund do ta hartojnë kornizën e planit të punës dhe organizimin e veprimit ndërministror sipas prioriteteve dhe sektorëve. /Telegrafi/