Telegrafi

Zbulohet misteri i ngjarjes ku u gjetën gjashtë trupa të vdekur në një shkretëtirë të Kalifornisë – detaje dhe pamje nga vendi i krimit

Policia ka arrestuar pesë persona pasi disa trupa u gjetën të vrarë me armë zjarri në një zonë të largët të shkretëtirës Mojave të Kalifornisë jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjashtë trupa u gjetën pasi dikush telefonoi 911, duke dërguar një helikopter policie në skenën e tmerrshme të krimit.

Dhe hetuesit kanë thënë të hënën se mosmarrëveshja duket të jetë e lidhur me prodhimin e paligjshëm të marihuanës.

Katër nga gjashtë viktimat janë identifikuar deri më tani, tha policia.

Trupat – të gjithë meshkuj – u gjetën më 23 janar në një autostradë pranë qytetit të El Mirage, që ndodhet në kontenë San Bernardino.

Të gjashtë viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri, ka bërë të ditur policia.

Katër nga viktimat kishin pësuar gjithashtu djegie të rënda, u tha gazetarëve të hënën Sgt Michael Warrick.

Në një njoftim për shtyp, zyra e sherifit tha se “hetuesit përcaktuan se viktimat kishin caktuar takim aty për një transaksion marihuane”.

Zyrtarët refuzuan të komentojnë nëse vrasjet ishin të lidhura me bandat, në vend të kësaj ia atribuan ato “krimit të organizuar”. /Telegrafi/