Telegrafi

Takimi për ligjin e ri për prokurorinë pritet t’i përballojë kryetarët e partive maqedonase

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Propozim ligji i ri për Prokurorinë Themelore Publike pret që sot të takohen grupet e punës nga OBRM-PDUKM-ja opozitare dhe LSDM-ja në pushtet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në dy muajt e kaluar këto grupe punuese kanë hasur në vështirësi gjatë punës për arsye të ndryshme.

Në kohët e fundit është eleminuar problemi i OBRM-PDUKM-së që ishte kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Si zgjidhje më herët, kryeministri Zoran Zaev e propozoi Villma Ruskoskën si udhëheqëse të departamentit për krim të organizuar në Prokurorinë Themelore Publike.

Ruskoska gjithashtu tani është në qendër të vëmendjes si prokurore kryesore për lëndën “Haraçi” ku ka tre të paraburgosur, mes tyre edhe vetë Katica Janeva. /Telegrafi/