Telegrafi

Takimi i “pazakontë” mes krokodilit pesë metra dhe peshkaqenit – pamjet e filmuar nga droni në Australi

Pamjet e filmuara me dron shfaqin momentin kur një krokodil pesë metra vihet përballë peshkaqenit, në ujërat e pjesës veriore të Australisë.

Krokodili gjigant është parë duke notuar në ujërat e cekëta në rajonin Kimberley, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si peshkaqeni “dem” noton pranë krokodilit të ndalur – të cilin pasi e sheh tërhiqet nga drejtimi kah kishte ardhur.

E krokodili as që bëri lëvizjen më të vogël dhe vetëm vështroi peshkaqenin.

Australianët Chelsea dhe Bruce kanë postuar videon në YouTube, duke dokumentuar këtë takim të “pazakontë” të dy specieve tejet të rrezikshme. /Telegrafi/