Telegrafi

Takimi i parë mes Nadalit dhe Federerit: Spanjolli 17-vjeçar befasoi botën dhe yllin zviceran të padiskutueshëm në atë kohë (Foto/Video)

Dueli legjendar dhe i vjetër mes Roger Federer dhe Rafael Nadal do të rikthehet nesër (e diel) në skenë, e gjitha kjo në finalen e Australian Open.

Dyshja më e madhe që ka parë bota e tenisit janë përballur 34 herë deri më tani, por në takimet ndërsjella spanjolli është fantastik.

Nadal në përgjithësi ka fituar 23 takime, kurse Federer vetëm 11.

Çdo gjë filloi në marsin e Maiamit në vitin 2004. Në atë kohë spanjolli ishte 17-vjeçar dhe renditej i 34 në botë, ndërsa zvicerani i pari në ranglistë dhe ishte 22-vjeçar.

Lexo po ashtu Kujtojmë kohën kur Federer i gëzohej golit të Shaqirit dhe kërkonte shpjegim për injorimin e Gashit te Baseli (Foto)

Federer ishte tashmë kampion në Wimbledon dhe Australian Open, por kjo nuk e frikësoi aspak Nadalin, i cili befasoi botën.

Djaloshi i ri nga Mallorca fitoi 6-3, 6-3 dhe tregoi se e ardhmja është e tij dhe kështu ndodhi, ndërsa më poshtë keni rastet më të mira nga takimi. /Telegrafi/