Site icon Telegrafi

Takimi Obama–Trump, çfarë domethënie kanë lëvizjet e trupit? (Foto)

Presidenti Barack Obama dhe i sapozgjedhuri Donald Trump, u takuan për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të së martës.

“Pata rastin të kem një bisedë të mrekullueshme me Presidentin e sapo zgjedhur Trump. Kemi folur për disa çështje siç është organizimi në Shtëpinë e Bardhë, kemi folur për Politikën e Jashtme dhe siç e thash mbrëmë, prioriteti im kryesor është që të fasilitoj një tranzicion që siguron se Presidenti jonë ia ardhshëm të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Obama.

Pas takimit që zgjati shumë më shumë seç ishte paraparë, Obama tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar Trump-in.

“Kam qenë shumë i inkurajuar nga interesi i Trump që dëshiron të punojë me ekipin tim rreth shumë çështjeve që ballafaqohet ky vend i mrekullueshëm. Dhe besoj se është e rëndësishme për të gjithë ne, përkundër dallimeve partiake dhe përkundër preferencave politike, që tani të bashkohemi, të punojmë së bashku që të ballafaqohemi me shumë çështje me të cilat sfidohemi”.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Patti Wood, ka analizuar takimin e parë në mes tyre në bazë të lëvizjeve që kanë bërë.

“Obama ishte shumë i lodhur dhe jo shpresëdhënës kurse Trump ishte serioz dhe i frikësuar”, është shprehur Wood.

“Diçka që ishte shumë domethënëse ishin duart e Trump”.

“Leximi im nga ky pozicion është që ai ka mësuar diçka që nuk dinte më herët”.

“Trump i shtrëngonte duart e veta kur filloi të fliste si një mënyrë që të ngushëllonte veten”, ka thënë Wood.

Exit mobile version