Site icon Telegrafi

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën – mësohen detaje

Bisedimet me Volodymyr Zelenskyn ishin “pozitive”, sipas të dërguarit të SHBA-së për luftën.

Dje, Keith Kellogg u takua me Zelenskyn në Kiev mes tensioneve midis Ukrainës dhe SHBA-së, ndërsa Uashingtoni nisi diskutimet me Rusinë pa ukrainasit.

Një konferencë shtypi e planifikuar pas takimit të tyre u anulua papritur – për të cilën një zyrtar ukrainas tha se ishte bërë me kërkesë të SHBA-së, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Zelensky tha më vonë se ai kishte një “diskutim të mirë” me Kellogg.

Lexo po ashtu Zelensky takohet me të dërguarin e SHBA-së, por konferenca për shtyp u anulua

Ndërsa së fundmi është deklaruar edhe i dërguari i SHBA-së.

Në rrjete sociale ai shkroi: “Një ditë e gjatë dhe intensive me udhëheqjen e lartë të Ukrainës.”

“Diskutime të gjera dhe pozitive me Zelenskyn, udhëheqësin e guximshëm të një kombi në luftë dhe ekipin e tij të talentuar të sigurisë kombëtare”, shtoi ai.

Ndryshe, lavdërimi i tij për Zelenskyn shënon një kontrast me komentet e ashpra të Donald Trump për udhëheqësin ukrainas, të cilin ai e etiketoi një “diktator”. /Telegrafi/

Exit mobile version