Një përballje midis një aligatori dhe peshkaqeni u kap nga një peshkatar.
David Zinn ishte duke peshkuar me njerkun e tij në Florida, në brigjet e Port St.Lucie, në jugperëndim të Orlandos, kur ndjeu një tërheqje të fortë në “grepin” e tij, përcjell Telegrafi.
Zinn u trondit kur zbuloi se kishte kapur një peshkaqen, përpara se ai dhe njerku i tij të nxitonin për të hequr grepin nga goja e tij.
Megjithatë, situata u bë shpejt e rrezikshme pasi ata takuan një aligator ndërsa iu afruan peshkaqenit në një përpjekje për ta liruar atë.
Ata thanë se aligatori u hodh drejt tyre, pothuajse duke i “tërhequr” të në ujë me krijesat.
“Ne për pak nuk përfunduam në shkëmbinjtë në ujë. Na kapën në befasi dhe në fund si aligatori ashtu edhe peshkaqeni u larguan”. /Telegrafi/