Telegrafi

Takimi i Metsolës me Zelenskyn në Parlamentin Evropian, merr vëmendje fotografia e ish-presidentit Rugova

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola të enjten ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Metsola ka publikuar në profilin e saj zyrtar një fotografi me presidentin ukrainas.

Në prapavijën e fotografisë së përbashkët shihet ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Së bashku, për liri, paqe dhe fitore”, ka shkruar ajo.

Për foton ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Foto e ditës: Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Abdixhiku.

Fotografia e ish-presidentit Rugova ishte vendosur në Parlamentit Evropian, në qershor të vitit 2022.

Vite me parë, edhe veprimtarit Adem Demaçi i ishte ndarë Çmimi “Saharov” nga Parlamenti Evropian.

Çka është Çmimi “Saharov”

I dhënë për herë të parë në 1988 për Nelson Mandela dhe Anatoli Marchenko, Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit është nderimi më i lartë i bërë nga Bashkimi Evropian për punën për të drejtat e njeriut.

Ai u jep njohje individëve, grupeve dhe organizatave që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e lirisë së mendimit.

Nëpërmjet çmimit dhe rrjetit të tij shoqërues, BE-ja ndihmon laureatët, të cilët mbështeten dhe fuqizohen në përpjekjet e tyre për të mbrojtur kauzat e tyre./Telegrafi/