Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të humbas fillimin e stërvitjeve për sezonin 2020/2021, pasi ka udhëtuar për në Barcelonës, ndërsa pas kthimit duhet të karantinohet.
Shumë është folur për vizitën e tij në Barcelonë, ku thuhej se është takuar me Lionel Messi, pasi ky i fundit dëshiron të largohet nga klubi.
Por tani ka një problem me vizitën e Guardiolas në Kataluni, pasi tani ai është i detyruar t’i nënshtrohen karantinës për 14 ditë në Britani të Madhe, shkaku i rregullave të COVID-19.
Sipas Sky Sports, Guardiola nuk do të ketë asnjë mjet për të shmangur karantinën, që do të thotë se do të humbasë pjesën më të madhe të përgatitjeve para sezonale te Manchester Cityt.
Ndeshja e tyre të parë në Ligën Premier do të zhvillohet më 21 shtator, ku do ta vizojnë Wolverhamptonin.
Nëse Guardiola fillon karantinën javën tjetër, ai do të jetë në gjendje të bashkohet me ekipin e tij një javë para nisjes së garës.
Sidoqoftë, nëse ai qëndron në Spanjë më gjatë, atëherë ai do të humbasë akoma më shumë përgatitjet e skuadrës së tij për sezonin 2020/21. /Telegrafi/