Site icon Telegrafi

Takimi mes Ahmetit dhe Zaev do të fillojë në ora 14:00

Sot në orën 14:00 Zaev dhe Ahmeti bashkërisht me sekretarët e përgjithshëm, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi do të mbajnë takim në Klubin e deputetëve.

Në takimin e sotëm pritet marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së.

Siç njoftuan dje të dy partitë, tashmë është arritur marrëveshje serioze mes tyre.

“Ekipet e LSDM dhe bDI intensivisht punuan në krijimin e një marrëveshje koalicionmi që në ditët e para të afatit të caktuar prej 20 ditëve pas marrjes së mandatit. Në bisedimet që udhëhiqen në nivel të sekretarëve të përgjithshëm është arritur avancim serioz për thuajse të gjitha çështjet që kanë të bëjnë për Qeverinë”, theksuan dje nga LSDM.

LSDM dhe BDI gjatë dy ditëve kanë punuar në harmonizim të programeve zgjedhore dhe ndarjen e përgjegjësive në resore për dy partitë si dhe krijim të një programi katër vjeçar, ndërsa bisedimet kanë pasur fokus ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimet./Telegrafi/

Exit mobile version