Site icon Telegrafi

Takimi LVV-LDK, diskutohet për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në seli të Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Lexo po ashtu Konjfuca: Nuk ka përplasje me LDK-në për kryeministër, për 10-14 ditë përfundojmë negociatat

Mësohet se grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të pajtohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LVV-së dhe LDK-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se brenda 14 ditëve do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version