Site icon Telegrafi

Takimi me liderët, Thaçi pritet të mbajë konferencë për media

Pas takimeve që ka pasur me liderët e subjekteve politike me përjashtim të kryeministrit Albin Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë një konferencë për media.

Në njoftimin e bërë për media nga Presidenca bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në ora 16:00, ku do t’i njoftojë qytetarët për takimet që ka zhvilluar, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi, ka takuar sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, Thaçi kishte caktuar takim me kryeministrin, Albin Kurtin në ora 13:00, mirëpo ky takim nuk u zhvillua.

Lexo po ashtu Kurti nuk shkon në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi

Pas orës 13:00, Thaçi ka planifikuar të mbajë takim edhe me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version