Site icon Telegrafi

Takimi i Kurtit me opozitën – Haradinaj doli i pari nga ndërtesa e Qeverisë

Takimi i kryeministrit Albin Kurti po vazhdon të mbahet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë që nga takimi tashmë ka dalë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi i Kurtit me kryetarët e opozitës po mbahet pas situatës në veri për shkak të daljes nga institucionet të Listës serbe.

LIVE: E gjithë ajo që po ndodh në takimin mes Kurtit dhe liderëve të opozitës

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti një ditë më parë tha se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/

 

Exit mobile version