Site icon Telegrafi

​Takimi Kurti-Escobar: Barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot zëvendës ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës.

Kurti dhe Escobar thanë se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”.

Ndryshe, takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Exit mobile version