Site icon Telegrafi

Takimi i Kim Kardashian me yjet e Real Madridit, djali i saj ka dëshirë që ajo të lidhet me një futbollist

Kim Kardashian ka udhëtuar për në Spanjë për t’i mundësuar një takim djalit të saj tetëvjeçar me disa futbollistë të Real Madridit.

Miliarderja, i mundësoi djalit të saj Saint të takonte disa yje të ekipit spanjoll, sikurse David Alaba, Jude Bellingham dhe Vinius Jr.

Themeluesja e brendit Skims, foli së fundmi për planet e saj të udhëtimeve dhe dëshirat të cilat ia plotëson djalit të saj, shkruan DailyMail.

Foto: Kim Kardashian dhe Jude Bellingham / Instagram

“Udhëtimet për të parë futboll i bëj për hir të djalit tim [Saint]. Atij i pëlqen futbolli dhe i pëlqen të shikojë futboll, kështu shëtisim nëpër botë. E kam dërguar në Japoni dhe tani do të shkojmë në Spanjë për të parë ndeshjen e parë të Real Madridit”, pati thënë miliarderja.

Në të njëjtën intervistë, Kardashian bëri të ditur se fëmijët e saj thanë se ishin gati që ajo të lidhet me dikë, edhe pse ajo nuk ndjehet ashtu.

“Saint dëshiron që unë të bëhem bashkë me një lojtar basketbolli ose lojtar futbolli”, potencoi influencerja.

Foto: Kim Kardashian / Instagram

Kardashian gjatë vizitës në qendrën stërvitore të Real Madridit pozoi për foto me disa yje të ekipit spanjoll, përfshirë dhe me Jude Bellingham duke publikuar një ‘selfie’ me të.

Muaj më parë, The Sun raportoi sipas burimeve se miliarderja ka një pëlqim për futbollistin; madje u tha se do të lidhej me të nëse i njëjti nuk do të kishte dikë në jetën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version