Telegrafi

Takimi i katërt në Londër- Mayweather zbulon orën me diamante në vlerë 1.4 milion dollarë, McGregor e akuzon për mbathje të takave (Foto)

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather u takuan edhe të premten, kësaj radhe në Evropë pasi ishin në Londër.

Irlandezi u prit nga një numër i madh i fansave të tij që kishin ardhur në SSE Arena, ndërsa e sulmoi Mayweatherin me fjalët se po vesh take të lata për tu dukur më i madh.

“Shok, ti je 40 vjeç. Kontrolloni fotot e tij dje dhe ato sot. Shikoni fotot dhe e shihini se si ka veshur taka”.

Mayëeather si gjithmonë e ngacmoi për pasurin e tij të madhe duke e nxjerrë orën në vlerë 1.4 milionë dollarë të mbuluar me diamante.

Ishte hera e katërt në katërt ditë që boksierët promovuan meçin që edhe kësaj radhe nuk ishte larg shkëmbimit të boksave.

Turi filloi në Los Angeles pastaj ishin në Toronto dhe New York City.

Ndeshja e madhe mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet me 26 gusht. /Telegrafi/