Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov realizoi takim me Matthew Palmer, zv.ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit Amerikan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Ivanovit, në takim është folur për mbështetjen amerikane ndaj integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.
Në takim u shkëmbyen mendime rreth situatës së tanishme në Maqedoni, si edhe për procesin e tanishëm të bisedimeve Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.
Ivanov theksoi rëndësinë e respektimit të obligimeve që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit./Telegrafi/