Barack Obama dhe Vladimir Putin, nuk e kanë fshehur armiqësinë mes tyre.
Në një takim të zhvilluar në Peru ku mbahej një samit ekonomik, Obama dhe Putin kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh shumë të ftohtë.
Shtëpia e Bardhë tha se ata kanë zhvilluar edhe një takim, që ka zgjatur vetëm 4 minuta, transmeton tema.
Marrëdhëniet mes Obamas dhe Putin janë acaruar sidomos pas ndërhyrjeve në Siri dhe rusët tani shpresojnë që me zgjedhjen e Trump, situata mes SHBA-së dhe Rusisë të qetësohet.