Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku ka shumë fansa.
Ajo është e pëlqyer gjithandej për këngët e saj, teksa shumica e këtyre fansave janë edhe vajza të reja në moshë.
Taraku mbrëmë ka qenë e pranishme në një koncert, teksa jashtë tij, teksa po largohej, dhjetëra vajza të reja janë afruar pranë veturës së saj.
Me lot në sy dhe të emocionuara, ato pritën momentin deri sa Morena e hapi xhamin e dritares për t’i takuar ato.
Disa prej këtyre momenteve, ajo vendosi t’i ndajë me fansat e saj në InstaStory.
“Gjithçka që më nevojitet”, ka shkruar modelja dhe këngëtarja në mbishkrimin e njërës prej videove.
Nga imazhet, duket se edhe fansat e vogla janë lumturuar tej mase, teksa kanë pasur rastin të takohen me Morenën. /Telegrafi/