Telegrafi

Takimi emocionues i Edonës dhe nënës së saj në BBVK

Senzacioni i këtij edicioni të Big Brother Vip Kosova, pa dyshim ka qenë Edona James.

Ajo ka qenë spektakolare gjatë qëndrimit të saj në BBVK, duke e merituar plotësisht të arrijë deri në finale.

Edona sonte gjatë finales së madhe u surprizua nga personi më i dashur për të, nëna e saj.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Takimi i Edonës me nënën e saj, ishte shumë emocionues, pasi nëna e saj falënderoi Edonën që e ka bërë aq shumë krenare.

Nëna e Edonës dha një falënderim për gjithë popullin shqiptar, që tregoi aq shumë dashuri dhe përkrahje për Edonën, duke e sjellë atë deri në finale.

Ajo gjithashtu i shprehet Edonës që është shumë krenare për të, po ashtu edhe e falënderon që ka qenë vetvetja dhe ia doli krahas gjithë paragjykimeve që ka pasur. /Telegrafi/