Site icon Telegrafi

Takimi Dimitriev-Danielson: Të gjithë partitë politike të tregojnë përkushtim në procesin zgjedhor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, sot zhvilloi takim me Kristijan Danielson, drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë, reformat të cilat ndërmerren dhe për aktualitetet politike në vend.

Bashkëbiseduesit e theksuan nevojën dhe angazhimin për organizim të zgjedhjeve të drejta, të besueshme dhe demokratike dhe u pajtuan që të gjithë partitë politike duhet të tregojnë përkushtim për avancimin e besueshmërisë në procesin zgjedhor.

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve Dimitriev, theksoi që prioritet i Qeverisë është organizimi i zgjedhjeve të drejta, të besueshme dhe demokratike të 5 qershorit, që do të mundësojë zgjidhjen e situatës politike në vend dhe formimin e një Qeverie e cila do të mund tu dedikohet me intensitet të plotë reformave dhe projekteve nga të cilët kanë dobi reale për qytetarët.

Ai e theksoi përkrahjen të cilën Qeveria për zbatimin e zgjedhjeve e siguron për nevojat dhe kërkesat e Komisionit shtetëror zgjedhor në drejtim të pastrimit të Listës zgjedhore, dhe potencoi që përkrah mandatit të kufizuar dhe veçorive të Qeverisë, në kufijtë e kompetencave të saj është e dedikuar për realizimin e projekteve dhe reformave nga programi qeveritar.

Të dy palët e theksuan rëndësinë për zbatim të vazhdueshëm të reformave qëllimi i të cilëve është avancimi i standardeve për realizimin e agjendës për integrime evropiane të vendit tonë, për të cilën gjë edhe në periudhën që vijon do të vendoset bashkëpunim i ndërsjellë./Telegrafi/

Exit mobile version