Takimi i zhvilluar në Paris midis delegacionit të Barcelonës dhe PSG, nuk ka sjell asnjë përparim sa i përket Neymarit.
Leonardo, drejtorit sportiv i PSG u takua me Javier Bordas, menaxheri i Barçës, Eric Abidal, sekretari teknik dhe Andre Cury, delegati i Barcelonës në Amerikën e Jugut, ku të dyja palët i treguan pozicionet e tyre për mënyrën se si duan të mbyllet ky transferim.
Siç shkruan Mundo Deportivo, Barça ka këmbëngulur që është e gatshme të shkëmbejë lojtarë, pa dhënë para, duke mos lëvizur aspak nga pozicionimin i tyre, ndërsa PSG vazhdon të kërkojë lojtarë dhe shumë para.
Coutinho dhe Semedo janë lojtarët e Barçës që pëlqejnë më shumë nga PSG për të cilin Leonardo do të ishte i gatshëm ta mbyllte një marrëveshje, normalisht edhe një shumë e parave.
Prandaj, pozicionet mbeten të largëta pas takimit të avancuar.
Mund të ketë edhe një takim ballë për ballë midis presidentëve Josep Maria Bartomeu dhe Nasser Al-Khelaïfi në takimin e ECA që do të zhvillohet në Liverpool të premten, për reformat e Ligës së Kampionëve nga viti 2024. /Telegrafi/