Se a do të shoqërohet kryeministri Avdullah Hoti me ndonjë nga ministrat për në takimin e 2 shtatorit në SHBA, mbetet të shihet.
Derisa po bëhen përgatitjet për nisjen atje, skena politike kosovare kërkohet të jetë e unifikuar.
Një kërkesë të tillë kanë edhe shqiptarët e banuar në SHBA, të cilët kërkojnë që skena politike kosovare të jetë e bashkuar.
Ndërkohë që analistët theksojnë se do të ishte hendikep i madh nëse liderët institucionalë e shtetërorë të shkojnë të ndarë.
Ndërkaq nga Qeveria ende nuk bëhet e ditur përbërja e delegacionit kosovar që do të shkojë në SHBA, ku do të mbahet takimi i liderëve shtetërorë të Kosovës e Serbisë.
Lidhur me këtë çështje, shqiptarët e Amerikës synojnë që t’i bëjnë bashkë liderët institucionalë e politikë të Kosovës, për 60 minuta, përmes një video-konference.
Shqiptarët atje, përmes një peticioni të nënshkruar nga ata, kërkojnë që përmes një video-konference, në tri data që i kanë lënë si opsion për mbajtejn e kësaj video-konference.
Kësaj nisme deri më tani iu kanë përgjigjur pozitivisht kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili për RTK, këtë video-konferencë e vlerëson si “një dritare tonën të komunikimit të përbashkët”.
Ndërsa LVV ende nuk është përgjigjur, nga PDK thuhet se po e shqyrtojnë kërkesën.
Kurse nga analistët vlerësohet se unifikimi i spektrit politik kosovar është ende i paarritshëm e që do të duhej të ishte përballë Serbisë.
“Kemi një Qeveri të brishtë se ka pak numra, e paguximshme, prej nga determinohet paaftësia e saj që të unifikojë spektrin politik këtu”, deklaroi për RTK, analisti Faton Avdullahu.
Ndërkaq, Violeta Haxholli, nga KDI, vlerëson se “ajo çka duhet ta karakterizojë palën kosovare në këtë takim është përgatitja për çështjet që do të trajtohen në takim.