Takimet e para mes presidentëve të zgjedhur dhe atyre në largim në SHBA, ndër vite (Foto)
Hakim Kasami
Tranzicioni presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar me entuziazëm kur presidenti i tanishëm Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, tanimë të zgjedhurin Donald Trump.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një turne brenda Shtëpisë së Bardhë për shefin e sapozgjedhur është bërë traditë pas çdo zgjedhje presidenciale, me vizitën e fundit të ndodhur me rastin e zgjedhjes së Barak Obamës, pas Xhorxh W. Bush në vitin 2008.
Por këto dy raste nuk kanë qenë të vetmet. Më poshtë ua sjellim edhe raste të tjera, kur presidentët në detyrë kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë, presidentët në ardhje. /Telegrafi/