Tashmë kanë përfunduar takimet e treta kualifikuese për Kupën e Botës për Përfaqësuesen e Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Shqipëria renditet e treta në Grupin G me gjashtë pikë, një pikë më pak se Spanja e para dhe Italia e dyta.
Kurse Kosova renditet e fundit në Grupin I me një pikë, apo gjashtë më pak se Kroacia dhe Islanda që prijnë.
Takimi i radhës i Përfaqësueses së Kosovës është në udhëtim ndaj Turqisë, takimi do të luhet me 12 nëntor (e shtunë) nga ora 18:00.
Ndërsa Shqipëria pret Izraelin në të njëjtën ditë me Kosovën, por nga ora 20:45. /Telegrafi/