Site icon Telegrafi

Takime të kompanive të Maqedonisë dhe Italisë për përpunimin e gurit

Në Shkup sot do të mbahet prezantimi i teknologjisë italiane për ekstraktim dhe përpunim të gurit dhe B2B takime mes gjashtë prodhuesve kryesore italiane të pajisjes për nxjerrjen e mermerit, ilaçit për demolim, makina për përpunimin e mermerit, mjete për mirëmbajtje, mbrojtje dhe konservim të materiale poroze, stacione për pastrim dhe riciklim të ujit për përpunimin e gurit dhe shërbimeve konsultuese dhe 30 kompani të Maqedonisë nga sektori për ekstraktim dhe përpunim të gurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është paraparë që në kuadër të ngjarjes, të organizuar nga Agjencia IÇE-Sektori për promovim të bashkëpunimit ekonomik pranë Ambasadës së Republikës Italiane, në bashkëpunim me Shoqatën e prodhuesve italian të pajisjes për ekstraktim dhe përpunim të gurit dhe Sektori për shfrytëzimin e mineraleve të papërpunuara pranë Ministrisë së Ekonomisë, të realizohen 80 B2B takime me kompanitë italiane, njofton AIM.

Është paraparë edhe prezantim i linjës kreditore nga Banka Investuese Evropiane për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga ana e Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit. /Telegrafi/

Exit mobile version