Site icon Telegrafi

Takim Zaev-Romeo: Standard i mirë jetësor pas ndryshimeve në dhjetor

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e porsaemëruar italian në Maqedoni, Carlo Romeo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Proces i drejtë dhe transparent zgjedhor në të cilin qytetarët do ta zgjedhin qeverinë e tyre, janë pritjet të cilat i ka transmetuar në takim ambasadori i ri italian.

Fokusi i takimit ka qenë në rolin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor për kthimin e Republikës së Maqedonisë në rrjedhë normale dhe hapje të perspektivave të ngecura.

“LSDM është e përkushtuar fuqishëm që në dhjetor të ketë zgjedhje të rregullta, sepse vetëm zgjedhje të tilla janë dalje nga kriza politike në Maqedoni. Njëkohësisht në mënyrë aktive punojmë për proceset kyçe reformuese të nevojshme që pas ndryshimeve në dhjetor do të mundësojnë standard më të mirë jetësor për qytetarët, përkrahje për ndërmarrjet vendore, funksionim të shtetit ligjor, mediave profesionale dhe institucioneve të dedikuara qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Në takim ambasadori Romeo ka njoftuar se Italia mbetet përkrahës i fuqishëm i aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version