Site icon Telegrafi

Takim Zaev me Odën e Ndërtimtarisë: U përshëndetën përcaktimet e Qeverisë për mbështetje të punës së kompanive

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, u takua me kryetarin e Odës së ndërtimtarisë së Maqedonisë, Ivica Jakimovski dhe me anëtarë të Odës së ndërtimtarisë pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë. Në takim u përfshi përmes internetit (online) dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u përshëndetën angazhimet e e kryeministrit Zaev për përmirësimin e ambientit afarist në shtet.

U cekën përcaktimet e Odës së ndërtimtarisë të raportit të partneritetit dhe për bashkëpunimin me aktivitete, të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.

U shqyrtuan edhe konkretisht, gjendjet aktuale në sektorin e ndërtimtarisë dhe u bisedua për mundësitë për realizim të investimeve kapitale me rëndësi, si dhe për sektorin e ndërtimtarisë, ashtu edhe për qytetarët dhe për shtetin.

“Përcaktimi ynë i fuqishëm është rritja e ekonomisë vendore, në çka kontribut të madh mund të japin ndërmarrjet vendore me punën aktive, mes të cilave edhe kompanitë nga sektori i ndërtimtarisë. E mbështesim nismën e odës ekonomike për të ndihmuar në këtë proces, që e ka mbështetjen e Qeverisë”, tha kryeministri Zaev në takim me përfaqësues të Odës së ndërtimtarisë së Maqedonisë.

Exit mobile version