Sipas “plusinfo”, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme duhet të ketë takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit BDI-së Ali Ahmeti. Për ndryshimet që duhet të bëhen te funksionarët qeveritar Zaev nuk mund të vendosë vet, por së pari duhet të konsultohet me kryetarin e BDI-së.
Sipas “plusinfo” bëhet fjalë për ndërrimin e dy ministrave, që krahas Hazbi Likës, do të flitet edhe për ndërrimin e resorëve, përkatësisht rokada.
Zaev pritet të takohet edhe me Afrim Gashin, kryetarin e Alternativës që të dakordohen se kush do jetë në ministrinë e Kulturës.
Rikonstruimi i Qeverisë pritet të bëhet në fillim të muajit qershor./Telegrafi/