Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe ambasadori i ShBA në Maqedoni, Jess Baily sot në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë kanë realizuar një takim protokollar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Xhaferi me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin Baily për aktivitetet e realizuara në këtë ministri në periudhën e fundit njëkohësisht e ka informuar për punët dhe detyrat që e presin ministrinë në të ardhmen.
Ambasadori Bayli, gjatë kësaj vizite ka shprehur interesimin që të njihet nga afër me projektet e realizuara në kuadër të ministrisë, si dhe të shkëmbejnë mendime rreth sfidave dhe problematikave aktuale me të cilat përballet Republika e Maqedonisë.
Gjithashtu Bayli ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë duke ofruar shkëmbimin e përvojave në këto institucione.
Ministri Xhaferi në fund të takimit ka falënderuar ambasadorin për vizitën e bërë në Ministrinë e drejtësisë duke theksuar se bashkëpunimi me ShBA është me se i nevojshëm ne çdo periudhe, ashtu siç ka qenë deri tani./Telegrafi/