Telegrafi

Takim trepalësh zv. ministrash të punëve të brendshme Maqedoni – Kosovë – Shqipëri

Në Maqedoni është mbajtur një takim trepalësh Maqedoni – Kosovë – Shqipëri i zv.ministrave për punë të brendshme, Agim Nuhiu, Nehat Mustafa dhe Stefan Çipa. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtorët e departamenteve të kufirit të policive të tri vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi ne mes tre vendeve me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për zbatimin e rendit dhe ligjit.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për mundësinë e shkëmbimit të informacioneve për dyshimet rreth elementëve terroristë dhe luftëtarëve të huaj, por edhe të krimit të organizuar./Telegrafi/