Kryeministri Zoran Zaev sot njoftoi se të premten do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit të paralajmëruar është planifikuar dhe konferencë e përbashkët për shtyp ku pritet që Maqedonia të fitojë ftesë për anëtare të plotë në Samitin e NATO-s.
Zaev tha se pret të gjitha anëtaret e NATO-s të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimit e Maqedonisë.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme Këshilli i Ministrave të Jashtëm në BE vendosi që bisedimet me Maqedoninë t’i fillojë në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa kryeministri Zaev këtë vendim e vlerësoi si arritja e madhe për Maqedoninë.
Ministrat e Jashtëm të BE-së kushtëzuan Maqedoninë që të zbatojë marrëveshjen për emrin, të vazhdojë me reformat, ndërsa më pas do të pasojë edhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/