Ministri pa resor i angazhuar për përmirësimin e klimës së investimeve, Zoran Shapuriq, sot pati takim me ambasadorin e Malit të Zi, Predrag Mitroviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fillim, ministri e njoftoi ambasadorin e Malit të Zi për aktivitetet e ministrisë së tij dhe ato të kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë së RM-së në tërësi, për
përmirësimin e klimës së përgjithshme të biznesit në Maqedoni.
Më tej, konstatim i përbashkët i tyre ishte se, edhe pse shtetet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe kulturor, niveli i bashkëpunimit ekonomik nuk është i kënaqshëm dhe duhet të punohet në përmirësimin e këtij bashkëpunimi duke forcuar shkëmbimin tregtar ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori Mitroviq përshëndeti kursin reformator që ka shfaqur Qeveria e re e Maqedonisë në përshpejtimin e proceseve euro-atlantike./Telegrafi/ambasadori i