Site icon Telegrafi

Takim me Ramën në Tiranë, Beleri kthehet si eurodeputet, në agjendë edhe kryeministri

Alfred Beleri do të rikthehet në Tiranë si pjesë e komisionit Parlamenti Europian-Shqipëri, me një agjendë vizitash që parashikon edhe një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Ekipi i eurodeputetëve pritet të vizitojë Shqipërinë në datat 29-30-31 Tetor, mësoi A2CNN nga burime diplomatike.

Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.

Mbetet ende për t’u parë nëse Kryeministri Rama do të pranojë të shtrëngojë duart me Belerin, pas konfliktit publik mes të dyve, apo do të përfaqësohet në takim me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Në agjendën e eurodeputetëve është gjithashtu edhe një takim me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë.

A2CNN konfirmoi vizitën edhe përmes komunikimin direkt me eurodeputetin Beleri, që gjithashtu shpjegoi se në agjendën e komisionit parlamentar është një takim me Kryeministrin Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version