Site icon Telegrafi

Takim pune i sektorit të biznesit me kryeministrin Zaev

Oda Ekonomike e Maqedonisë organizon takim pune në sektorin e biznesit me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaevc dhe me përfaqësuesit e dikastereve ekonomike në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi i punës, siç informoi OEM, do të mbahet në hapësira e tyre, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, njofton AIM.

Ky takim është në drejtim të zbatimit të praktikës së mirë për avancimin e dialogut privat-publik mes Qeverisë dhe sektorit privat, si dhe për krijimin e mundësive për diskutime të përbashkëta në lidhje me prioritetet e programit ekonomik të Qeverisë dhe çështjeve të hapura, që janë në interes për komunitetin e biznesit. /Telegrafi/

Exit mobile version