Telegrafi

Takim i Nikolla Gruevskit me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së

Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski dhe anëtarë të Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së sot realizuan takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe me përfaqësues të OSBE dhe ODIHR, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale të shtetit, përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për interesat strategjik të shtetit.

Gruevski në takim ka thënë se prioritet strategjik i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në BE dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme përkrahja nga miqtë evropianë me qëllim të lëvzijes së proceseve dhe shtoi se përveç përkushtimit deklarativ të Qeverisë, nuk ka asnjë kontribut thelbësor në fushën e integrimeve./Telegrafi/