Shefat e shtabeve zgjedhore të BDI-së dhe LSDM-së, respektivisht Bekim Neziri dhe Damjan Mançevski, janë takuar për të biseduar rreth zgjedhjeve të radhës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi është mbajtur me nismë të Nezirit, që thotë se do të mbajë takime edhe me shefat e shtabeve zgjedhore të partive tjera që e kanë nënshkruar garancën për zgjedhjet e 11 dhjetorit, pra me shefat e OBRM-PDUKM-së dhe PDSH-së.
”Ideja është që të ketë zgjedhje korrekte më 11 dhjetor, prandaj konsideroj se shefat e shtabeve zgjedhore duhet të jemi në komunikim të përditshëm, për të parandaluar gjithçka që do të mund të shkaktonte probleme të mundshme në zgjedhje”, ka deklaruar për 24Vesti, Bekim Neziri./Telegrafi/