Site icon Telegrafi

Takim ndërmjet Merkel e Vuçiq në Sofje, bisedojnë edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një takim në Sofje edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, ndryshimet kushtetuese në lidhje me sistemin gjyqësor dërguar Komisionit të Venecias, situatën në rajon dhe stabilizimin e situatës.

Siç thuhet më tej, të dy bashkëbiseduesit theksuan se është e nevojshme të punohet në përshpejtimin e të gjitha aktiviteteve që synojnë përmirësimin e dialogut me Prishtinën.

Gjithashtu thuhet se Vuçiq falënderoi Merkel për kontributin dhe mbështetjen e saj për krerët e Ballkanit Perëndimor, si dhe për mbështetjen e projekteve të infrastrukturës dhe agjendës dixhitale. /Telegrafi/

Exit mobile version