Telegrafi

Takim ndërmjet kishave ortodokse bullgare dhe maqedonase

Në Bullgari janë takuar kryesuesit e kishave ortodokse të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Stefai dhe Neofiti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një takim të parë të këtij niveli gna të dy kishat, pas pranimit nga ana e KOB-së që të jetë kishë amë e KOM-së, si një hap që duhet të sjell njohjen e autoqefalisë së KOM-së.

Me këtë rast, Stefai konfirmoi që kërkesa drejtuar KOB-së ka qenë e pranuar njëzërit nga Këshilli i Kishos Ortodokse Maqedonase./Telegrafi/