Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë takuar sot me përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it u njoftuan me përgatitjet e KSHZ-së në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përndryshe, misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it do të udhëhiqet nga Cayetana de Zulueta, e cila do ta prezantojë nesër misionin dhe aktivitetet e parapara./Telegrafi/